Adhurimi i liderit në 2020 si në kohën e Enverit dhe Titos

Shkëlzen Halimi
Adhurimi i skajshëm i liderit ( i shprehur edhe në forma tragjike-komike), fatkeqësisht përjashtoi orientimet programore dhe statutin e partisë.

Aty ku adhurimi ndaj individit shkon përtej kufijve të normales (si në kohën e Titos dhe Enverit), aty servilët nuk zgjedhin mjete për ta treguar lojalitetin ndaj liderit.

Kjo verbëri do të bëhet shkaku kryesor që në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të dominojë kryesisht amatorizmi politik, i karakterizuar me grupe interesi dhe dëgjueshmëri të përsosur, që nuk kanë asgjë të përbashkët me traditën e demokracisë.