ADRIANA MATOSHI VLERËSOHET SI “AKTORJA MË E MIRË” EDHE NË BRAZIL

Advertisment

Adriana Matoshi, ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë”, në festivalin Fantaspoa në Brazil për rolin e saj Lume, në filmin “Zana”, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja e filmit, me një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Reklame

“Urime e dashur! Je një aktore fantastike! Jam me fat që pata mundësinë të punoj me ty. Jam shumë e lumtur për ty! Më shumë gjëra do të vijnë në të ardhmen”.

Filmi “Zana” është një film i zhanrit dramë, i publikuar në 2019-ën. Ai i përzgjodh si prurja kosovare për Best International Feature Film (92nd Academy Awards), por nuk u nominua.

“Zana” flet për një grua kosovare, e cila e ndikuar nga e kaluara e saj dhe nga presioni i familjes për të kërkuar një trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, lufton pritshmëritë ndaj një gruaje për mëmësinë mes brutalitetit të kohës së luftës. /Insajderi/