Adrola Dushi në një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës?

Advertisment

Lart e poshtë po flitet se prej disa kohësh, bukuroshja shqiptare Adrola Dushi po shijon një romancë të re, të cilën ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave.

Megjithëse nuk ka folur asnjëherë për lidhjen e saj të re, “Magazina.al” shkruan se në fakt identiteti i mashkullit që Adrola ka tashmë në krah është zbuluar.

Reklame

Bëhet fjalë për kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar për “Magazina.al” se Adrola është shpërngulur tashmë në Prishtinë dhe se dyshja është parë shpesh së bashku në publik.

Modelja shqiptare ende nuk ka reaguar për këto lajme, ndërsa ne kontaktuam vetë me Adrolën dhe jemi në pritje të një përgjigjeje nga ajo.