Aeroplanët për shuarjen e zjarreve qëndrojnë në hambar, nuk servisohen prej dy vitesh

AdvertismentCustom Text

Edhe pse aeroplanët “AirTractor” të destinuar për shuarjen e zjarreve, nuk fluturojnë për dy vjet, sepse nuk servisohen, kjo nuk ishte pengesë Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në maj të këtij viti të sigurojë karburant për ta.

Dihej se në muajt e ardhshëm avionët nuk do të ishin në gjendje të fluturonin. Kontrata për furnizimin me karburant u nënshkrua më 5 maj, me vlerë 50 mijë euro. Përveç karburantit të blerë, një kontratë sigurimi për tre aeroplanët, me vlerë afro 200 mijë euro, u nënshkrua vitin e kaluar, e cila skadon në shtator të këtij viti.

ReklameCustom Text

Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit thotë se këto prokurime ishin të nevojshme, edhe pse bëhet fjalë për procedura shumë të shpejta dhe të thjeshta, sesa lidhja e një marrëveshjeje për servisimin e avionëve.