Aeroporti i Shkupit / Tabelat e reja të policisë pa Gjuhën Shqipe

Mungon Gjuha Shqipe në tabelat e reja të Policisë së Aeroportit në Shkup.

Në Qendrën Rajonale për Punë Kufitare, pranë Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit para disa ditëve janë ndryshuar tabelat informuese. Në fotografinë e dërguar si denoncim në adresën tonë elektronike, vërehet se në tabelat e reja, mungojnë mbishkrimet në gjuhën shqipe. Të njëjtat janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, përcjell in7.

Reklame

Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe ka qënë temë debati në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse disa herë është ndërhyrë në ligjin për perdorimin e gjuhëve, përsëri probleme të tilla të rasteve ku institucionet shtetërore nuk e respektojnë atë, ka me bollëk.
Në ligjin e ri që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhëve në vend, gjuha shqipe ka fituar një status më të avancuar, por edhe pse me përmirësime, sërish përdorimi zyrtar ka ngecur në shumë sektorë.

Për të mësuar më shumë rreth këtij lëshimi, in7 ja dërguar pyetje drejt Ministrisë për Punë të Brendshme. Përgjigje nuk kemi marrë ende, por në momentin e parë që do të kemi një sqarim nga MPB-ja, do ta bëjmë publike./in7.tv/