Afër 100 mijë të vaksinuar në Maqedoni

Në Maqedoni po kryhet me të madhe vaksinimi i qytetarëve dhe interesi i njerëzve për ta marrë vaksinën kundër Kovid 19 sa vjen e po rritet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë vaksinën janë paraqitur mbi 256.346 persona nëpërmjet veb platformës vaksinacija.mk, kurse në pikat e vaksinimit deri mbrëmë janë vaksinuar 84.312 qytetarë.

Dozën e parë të vaksinës vetëm dje e kanë marrë 10.135 qytetarë, kurse janë vaksinuar gjithsej 12.606 qytetarë.

Reklame

Në gjithë shtetin gjithses janë dhënë 104.962 vaksina, ku 20.650 qytetarë kanë pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës.
Sipas numrave të fundit, 28% e qytetarëve të moshës mbi 70 vjeç kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës./ Tetova1/