Afrim Gashi me Alternativën mbetet parimor – nëse nuk ka BE, largohemi nga Qeveria!

60

Sot në pres-konferencën e realizuar nga partia politike ‘’Alternativa’’, të cilën e ka mbajtur kryetari i partisë Afrim Gashi, u bë e qartë se kjo parti kërkon zgjedhje të parakohshme edhe për kundër faktit se Alternativa u mundua që shteti të hec rrugëtimin e saj strategjik drejt NATO-s dhe BE-së.

‘’Pas refuzimit të Bashkimit Europian që Maqedonisë së Veriut t’i japë datë për fillimin e negociatave, duke dhënë mesazhin se BE-ja po i mbyllë dyert e integrimit europian, sot u takua Kryesia Qendrore e Alternativës, e cila konstatoi se për ne tashmë është shuar njëra nga arsyet për të cilën Alternativa u bë pjesë e kësaj qeverie. Këtu duhet të rikujtojmë se shkaku se pse ne iu bashkuam shumicës dhe u bëmë pjesë e pushtetit ekzekutiv ishte pikërisht integrimi euro-atlantik’’, thuhet në press-konferencën e Alternativa-s.

Në kohën kur anëtarësimi në NATO tashmë është evident, për çka ne kemi dhënë kontribut të pamohuar, sepse kanë mbetur vetëm edhe pak vende që ta ratifikojnë protokollin e anëtarësimit, me çka përmbushet edhe synimi ynë, ne jemi këtu të themi se Alternativa u bë partia model e qeverisjes së mirë, të pakorruptuar dhe transparente, që nuk është parë deri tash në skenën politike të vendit.

Në kohën kur tashmë Maqedonia e Veriut nuk mori datën për fillimin e bisedimeve me BE-në, partia ‘’Alternativa’’ e Afrim Gashit, mbetet parimore duke mos i shkelur premtimet dhe premisat e saja politiko-programore. Alternativa shkurt dhe qartë thotë: ‘’ nëse nuk ka BE, largohemi nga Qeveria’’.