Afrim Gashi tregon nëse do të vazhdojë koalicioni Alternativa-ASH edhe në zgjedhjet lokale

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në intervistën për News-TV ka deklaruar se ekziston gatishmëri fillestare që me ASH-në të shkojnë së bashku edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Bashkëpunimi i deritanishëm dhe vullneti i mirë i shqiptarëve që dy partitë të jenë bashkë ekziston dhe ne këtë zë e dëgjojmë. Ne duam ta dëgjojmë zërin e popullit dhe po mundohemi të funksionojmë bashkarishtë në parlamentë dhe bashkëpunimi po na ec mirë. Sa i përket zgjedhjeve lokale ekziston gatishmëri fillestare nga të dyja palët, por nuk është proces i lehtë duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Kemi bërë komisionet tona për negociata, shpresojmë në një proces vëllezëror dhe miqësor që të gjejmë gjuhë të përbashkët”, deklaron mes tjerash Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.