Afrim Gashi: Turqia është partneri dhe dora e fuqishme e marrëdhënieve miqësore

Advertisment

Kryetari i partisë “Alternativa” Afrim Gashi ka shprehur një mesazh urimi në ditën e shpalljes së pavarësisë të Turqisë, Gashi mes tjerash thotë se Turqia është dora e fuqishme e marrëdhënieve miqësore, në vijim mund ta ndiqni të plotë shkrimin e Gashit.

“29 Tetori është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit mik turk. Me këtë rast, uroj që kjo festë ta gjejë Turqinë në sukses, paqe dhe harmoni. Tranzicioni që e ka përjetuar Turqia gjatë këtij shekulli është dëshmia më e fuqishme e zhvillimit, progresit dhe fuqizimit të marrëdhënieve ndërvëllazërore mes popujve miq, siç janë edhe shqiptarët. Republika e Turqisë sot është shteti ku shqiptarët dhe, në përgjithësi, Ballkani, gjen mikun, partnerin dhe dorën e ngrohtë të marrëdhënieve miqësore”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.