Afrim Gashi zgjodhi Ali Ahmetin

44

Kryetari i grupit të ndarë nga Lëvizja BESA, Afrim Gashi dje pas votimit për ndryshime kushtetuese është fotografuar duke u përshëndetur me Ali Ahmetin. Ata të dy shihen të gëzuar për arritjet, por që aktivistët e Lëvizjes BESA i kanë kujtuar Gashit për atë çka ka deklaruar më parë.

“Me qenë mes dilemës a të vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në dhe Ali Ahmeti, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një vend me Ali Ahmetin” -pat deklaruar Afrim Gashi para një kohe kur u pyet se a mund të bëhen bashkë me Ali Ahmetin.

Aktivistët e Kasamit janë në delir, pasi dy deputet e kësaj partie kanë luajtur rol kyç në ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e disa ligjeve ku shqiptarët do të kenë më shumë hapsirë. Të njëjtit kanë kërcënuar se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk do të pranoheshin kërkesat e Kasamit drejtuar Zaevit, me çka u akuzuan nga krahu i Gashit si prorus. /Tetova1/