Afro 80 mijë shtëpi dhe apartamente të pabanuara në Zvicër

Advertisment

Informacionet e fundit nga autoritetet zvicerane të Zyrës Federale të Statistikave kanë bërë me dije se afro 80 mijë shtëpi dhe apartamente janë të pabanuara në Zvicër, të dhëna këto të bazuara në studimet e fundit në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Referuar të dhënëve, numri i shtëpive të zbrazëta vazhdon të rritet në Zvicër.

Reklame

Duhet theksuar se më 1 qershor kishte 78,832 shtëpi dhe apartamente të pabanuara në gjithë vendin, e barabartë me 1.72% të rezervave të banimit.

Një përqindje që në Ticino është edhe më e lartë: 2.71%. Kjo shifër përfaqëson rritjen më të dukshme vjetore dhe kantoni tani është bërë realiteti i dytë më i prekur zviceran, pas Solothurn (3.22%).

Po ashtu, numër të lartë të shtëpive dhe banesave të zbrazura janë regjistruar gjithashtu në Aargau (2.65%), Jura (2.53%) dhe Thurgau (2.48%). Më pak të prekur janë Gjeneva (0.49%), Zug (0.7%) dhe Zyrihu (0.91%).

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra Federale e Statistikave, tregojnë se shtëpitë e zbrazura në gjithë Konfederatën u rritën me 3,449 njësi (+ 4,6%) për një periudhë 12-mujore. /Albinfo.ch