Agallarët e punësuar maqedonas me konsumatorin mbi 90 për qind shqiptar!

Advertisment

Mendësia e rafinuar antishqiptare e disa pjesëtarëve të popullit maqedonas nuk ka të ndaluar. Kjo po shihet dhe ne reagimet e shumta ndaj projektit parazgjedhor të BDl-së që në sektorin publik-privat siç janë ndërmarrjet me kapital aksionar po dhe ndërmarrjet private të mund të subvencionohen nga Qeveria nëse rrisin përfaqësimin multietnik me theks populluata jo shumicë.

Së fundmi reagoi edhe Petar Bogojeski i Konceptit maqedonas i cili tha se Qeveria po e çon shtetin drejt konfliktit etnik sepse sipas tij në bazë të kushtetutës shteti kujdeset për përfaqësimin të barabartë për të gjithë qytetarët.

Reklame

“Nëse dita shihet në mëngjes, atëherë jemi të sigurt se Qeveria është në rrugë të gabuar anti-evropiane. Kjo është kundër Kushtetutës dhe nuk respekton amendamentin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ku kujdeset për përfaqësim të barabartë për qytetarët, ndërsa në anën tjetër vendos kushte për punë në sektorin privat, përkatësisht detyron punësime etnike ndaj sektorit privat me subvencion të punësimeve në bazë etnike apo detyrim për dygjuhësi. Kjo është dhunë klasike”, tha Bogojeski.

Ai harron se shteti, përkatësisht pala maqedonase në Qeveri ka pasur një qasje diskriminuese ndaj punësimit të shqiptarëve.

Tragjike ishte edhe reagimi i vetë kryeministrit Zaev por edhe më tragjike ishte reagimi i zëvendëskryeministrit shqiptar për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi i cili tha se Qeveria punon për të gjithë qytetarët. Ky i fundit nuk e pranoi faktin që në dhjetëra drejtori, agjenci komisione shtetërore, shqiptarët ende 19 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit janë larg arritjes së 25%-it.

Por situata në shoqëritë aksionare me kapital shtetëror si Telekom, Posta, MEPSO ELEM, ndërmarrjet e administrimit me ujërat ndërmarrjet shtetërore për administrimit e objekteve afariste, ajo e kullosave e udhëve, dhe shumë ndërmarrje tjera, shqiptarët ende llogariten si “qiraxhi” në këtë shtet dhe aty privilegjin e kanë vetëm maqedonasit.

Pavarësisht rivalitetit politik edhe partitë tjera shqiptare është dashur të përkrahin qëndrimin e zëvendëskryeministrit Grubi, kjo dhe nga fakti se ne thelbin e vetë ky qëndrim i tij pranon faktin se partia e cila e ka nominiar edhe përkundër 17 viteve në qeverisje dhe ka udhëhequr ne disa shoqëritë aksionare me kapital shtetëror por kanë shikuar vetëm rrogën e vetë dhe eventualisht ta punësojnë ndonjë të afërm të tyre, por jo dhe të ngritin zërin për përfaqësim adekuat.

Jo vetëm kaq, edhe shumë intelektual “të mëdhenj” shqiptar dhe nga organizatat qeveritare është dashur të reagojnë, dhe pse të mos protestojnë kundër këtij diskriminimi që me dekada u bëhet shqiptarëve.

“Shoqëria për të gjithë” që me të drejtë parimisht proklamon Zaevi nuk do të thotë që në lokacione ku konsumatori mbi 90% është shqiptar, në ndërmarrjet aksionare të punësuarit janë mbi 90 % maqedonas.

I sugjerojmë kryemistrit Zaev dhe zëvendës kryeministrit shqiptar Fatmir Bytyqi të vizitojnë ndërmarrjet në Çair, Butel, Kumanovë, Strugë, e shumë qytete tjera dhe të shohin sa konsumator të ujit rrymës, bujqësisë, pylltarisë, blegtorisë, turizmit, kullosave, dhe shërbimeve tjera, pra sa janë shqiptar dhe sa të punësuar janë maqedonas.

Shpesh ndodh që të punësuarit maqedonas edhe përkundër asaj që mbajnë familjen dhe rrisin kapitalin e tyre me konsumatorin kryesisht shqiptar, nëse i flet shqip ta kthejnë menjëherë me “Ne te razbiram” edhe pse qind për qind e merr vesh se për çka i thua.

Kjo shihet edhe tek turqit dhe boshnjakët që edhe pse e kuptojnë dhe e dinë sa për komunikim gjuhën shqipe preferojnë që konsumatorit shqiptar t’i flasin në gjuhën maqedonase.

Lidhur me këtë Profesori universitar Shpendim Oxha deklarohet për INA se marrëveshjet për bashkëqeverisje vetem me nga dy ose parti politike nuk mjaftojnë për të praktikuar idenë”Shoqëri për të gjithë”
“Ky është vetëm një segment i diskriminimit të shqiptarëve, ku përveç punësimit edhe përdorimi i gjuhës shqipe çalon jo vetëm tek institucionet qeveritare por edhe atë ndërmarrjet me kapital shtetëror. Neve na duhet një kontratë e re shoqërore për mënyrën e funksionimit të shtetit, apo kontratë e re për zbatimin në praktikë të Marrëveshjes së Ohrit.

Duhet të hapet një debat i gjerë nga shumë komponentët të sektorit shtetëror, akademik, biznesit, shoqërisë civile që të “vetëdijësohet” njëherë e përgjithmonë ky shtet se nuk jetojnë në të vetëm një popull i zgjedhur por ka dhe popull autokton mijëra vjeçar dhe popuj tjerë”, thotë Shpendim Oxha.

Ndërkaq njohës i zhvillimeve politike Ruzhdi Matozhi vë theksin tek mungesa e kritikës publike siç thotë ai profesionale dhe progresive ndaj fenomeneve negative.
“Jemi të zymtë pak si shoqëri, përveç reagimeve inviduale siç bëri zëvendëskryeministri Grubi, duhet reagim kolektiv i gjithe faktorëve shoqëror. E shoh në media tona, ende dominon fjalori patriotik por mungon kritika fragmentare ndaj shumë proceseve të qeverisjes, si në ekonomi, ushtri, polici, bujqësi,e shumë segmente tjera. Në një shoqëri demokratike vetë Qeveria duhet të nxisë dhe të pranojë kritikën dhe të punojë në drejtim të idesë “Shteti për të gjithë”, thotë Profesori Universitar Ruzhdi Matoshi për Agjencinë e Lajmeve INA
Fatos Rushiti/INA