‘Agimi i Bamirësisë’ fillon aksionin humanitar “BAMIRËSIA NUK IZOLOHET”

APEL PËR NDIHMË

BAMIRËSIA NUK IZOLOHET

Të dashur bamirës!

Telefoni çdo ditë bie, kërkesat dita ditës sa vijnë e shtohen, gjendja është alarmante. Kjo tregon se shumë njerëz në këto ditë tejet të vështira tek ne i kanë varur shpresat. Të mos i lëmë të pashpresë, t’i ndihmojmë e t’ua ringjallim shpresat. Ne jemi zotuar se do i përgjigjemi çdo thirrje të nevojtarit dhe të njejtën do vazhdojmë ta bëjmë bashkë me ju. Sot, më shumë se kurrë ata kanë nevojë për shpirtin tuaj solidar e zemrën tuaj bujare. Andaj ne kemi vendosur të ndërmarrim aksion për grumbullimin e të hollave, njëashtu mund të pranojmë edhe mjete ushqimore dhe higjienike. Neve mund të na gjeni në zyrat e shoqatës sonë(Rruga per Bervenice perballe Ramstore 3)

Na kontaktoni në faqen zyrtare në fb:

Agimi i Bamirësisë në numrin e telefonit: 071/535-133 (Whatsapp dhe Viber) ,077/544-694 ,Lëmosha ndaj të varfërve nuk e pakëson pasurinë tuaj, por e shton atë!

“..dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty..” (Kasas, 77)

#bamirësianukizolohet #AgimiiBamirësisë