Agjencia e Mijallkovit, fitoi tender për sigurimin e fakulteteve të “Shën Krili dhe Metodi”

Advertisment

Nga 3 maji, Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe Filologjik në Shkup do sigurohen nga Agjencia SGS të cilën LSDM-ja e lidhte me ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov.

SGS për sigurim fizik dhe patrullim si dhe për sigurimin e manifestimeve në kuadër të kampusit për një vit do paguhet thuajse 77 mijë euro. Kontrata e lidhur tashmë është publikuar në Byronë e prokurimeve publike, ndërsa është nënshkruar nga rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski si dhe nga dekanët e katër fakulteteve, përcjell Alsat-M.

Reklame

Sipas të dhënave të byrosë, në tender janë paraqitur dy agjenci sigurimi, por oferta e SGS-së ka qenë më e ulët. Kjo kompani si garanci se në mënyrë cilësore dhe në kohë do e përfundojë kontratën ka paguar 10 për qind të garancisë ose 7.700 euro.(INA)