Agjencia për Zbulim ka informacione të reja për Lagjen e Trimave

Advertisment

Kemi të informacione të reja për ngjarjet e Kumanovës të vitit 2015 dhe presim një takim me Prokurorinë Publike për të parë sesi mund të ndihmojmë për sqarimin e plotë të çështjes, deklaroi Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai thotë thotë se me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt nuk janë zhdukur të gjitha sekretet për Lagjen e Trimave.

“Me rëndësi është që të dijë opinioni, por edhe ju si media se për këto ngjarje komisionet e Agjencisë për Zbulim e kryen punën e tyre dhe ne tashmë kemi dërguar dy analiza voluminoze në Prokurorinë Publike”, ka theksuar Musliu. Sipas tij, është e qartë se tek pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ka mbisunduar motivi politik.

Reklame

“Sa u përket motiveve të Grupit të Kumanovës, tanimë është e qartë se motivi politik ka mbisunduar për angazhimin e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur, edhe pse përmendet edhe momenti financiar. Është e paqartë arsyeja e kontakteve të operativës (së Agjencisë për Zbulim) me udhëheqësit e grupit të armatosur dhe mungesa e informacionit për veprimet në Goshincë dhe depërtimit të grupit në zonën urbane të qytetit të Kumanovës.

Por më duhet të theksoj se tanimë opinioni e ka kuptuar realitetin e ri në Agjenci, autonominë dhe objektivitetin në punë, kështu që filluam të pranojmë të dhëna të cilat më parë ishin të panjohura për Agjencinë. Mendoj që një pjesë e konsiderueshme e të dhënave të nevojshme për kompletimin e këtij rasti të komplikuar ende gjenden tek disa pjesëtarë të grupit që janë në burg”, është shprehur ai.