Agjërimi i Ramazanit në kohë pandemie! Hoxhë Bekir Halimi: Agjërimi e ndihmon imunitetin e njeriut! (VIDEO)

Advertisment

Edhe katër ditë na ndajnë nga muaji i agjërimit, Ramazani. Por, besimtarët mysliman nuk do të mund t’u përgjigjen thirrjes së taravisë së parë në xhami.

Mungesa e faljeve të xhami, do të shkakton zbrazëtirë shpirtërore, tha hoxha, Bekir Halimi. Ai thotë se më vështirë ishte me xhumanë, ndërkaq për taravinë nuk është aq problem, sepse mund të falet edhe në shtëpi.

Reklame

“Puna e faljes së namazit në xhami, të xhumasë dhe të taravisë, që janë të veçanta, sidomos taravia në Ramazan ku mblidhen shumë besimtarë në xhamia, ajo do të shkaktojë mungesë shpirtërore gjatë agjërimit. Do t’u mungon ai tubim, do t’u mungon këndimi i Kur’anit në xhami gjatë drekës apo ikindisë dhe këshillat e gjata që i mbajnë hoxhallarët në xhamitë e tona në drekë, në ikindi dhe në taravi. Do të thotë që janë tubime tradicionale”, deklaroi Bekir Halimi – hoxhë.

Por sa do ta vështirëson izolimi agjërimin në aspekt shëndetësor? Ai thotë se përkundrazi, agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e infeksionin nga virusi korona.

“Agjërimi është njëra nga metodat që është shpjeguar edhe prej shumë mjekëve dhe revistave shkencore të mjekësisë botërore, se e ndihmon imunitetin te njeriu dhe e ndihmon atë për ta tejkaluar të infektuarit, gjendjen e infektimit në formën më të mirë të mundshme”, tha Halimi.

Ngjashëm si hoxha Halimi kanë vlerësuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Thonë se asnjë studim nuk ka deri tash që thotë se agjërimi mund të ndikohet nga virusi korona, apo anasjelltas.

“Asnjë studim mbi agjërimin dhe rrezikun e infeksionit me COVID-19 nuk është kryer. Njerëzit e shëndetshëm duhet të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë këtij Ramazani si në vitet e kaluara”, thotë raporti i OBSH-së.

Si hoxha Halimi edhe OBSH ka rekomanduar që vaktet e taravisë të falen në shtëpi dhe të shmangen tubimet e mëdha nëpër shtëpi. Nga ana tjetër, Bashkësia Fetare Islame ka sjellë masa të veçanta për Ramazanin. Kanë propozuar që pas vaktit të drekës të lexohet mukabele me zërim, me qëllim të arrijë lutja deri te shtëpitë e besimtarëve, ndërkaq kanë obliguar myezinët dhe imamët të qëndrojnë në xhami gjatë gjithë vakteve, pavarësisht se a ka apo jo xhemat. Faljet në xhami ka 1 muaj që janë ndaluar, kjo për shkak të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona. Ndalesë së faljeve në xhami është kërkuar edhe në Arabi.