Agolli: I apeloj qytetarët të tregohen të përgjegjshëm ndaj këtij virusi

Doktori nga Dibra Arben Agolli i cili disa ditë më parë u infektua me koronavirus, sonte në nëpërmjet një linje direkte në emisionin “ENTER” u ka bërë apel të gjithë qyetarëve të tregohen të përgjegjshëm ndaj këtij virusi, njofton Shenja.

“Unë i apeloj të gjithë qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm ndaj këtij virusi. Nuk duhet ta marrim me neglizhencë. Nuk duhet ta anashkalojmë. Maksimalisht të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Të kujdesimi për personale dhe familjare. Le të pijnë pak më shpesh ujë, për shkak se uji është një mjet jashtëzakonisht i mirë për larjen e fytit, edhe pamundëson që virusi të shtresohet në pjesën e bajamave”, ka deklaruar doktori Arben Agolli. /SHENJA/