Ahmeti: 27 prilli nuk duhet harruar aq lehtë

I pyetur se si e vlerëson lidhjen e vazhdueshme që zëvendëskryeministrit Artan Grubi e bën në mes bashkëpunim të VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA si dhe ngjarjen e 27 prillit,

kreu i integristëve, Ali Ahmeti tha se ngjarjet e tilla nuk duhet harruar dhe se të njëjtat duhet të kujtohen që të mos përsëriten.

“Sa i takon 27 prillit nuk duhet harruar aq lehtë, sepse aty ka patur një tentativë tepër të organizuar për të ndodhë skenarë nga më të rrezikshmit.

 

Bëjnë mirë që e kujtojnë sepse ne shpejtë edhe harrojmë. 27 prilli kti vendi nuk i duhet të përsëritet. Çdo të keqe duhet ta kujtojmë, që të mos përsëritet”