Ahmeti: Aktakuzat e Speciales në Kosovë, situatë e rëndë për gjithë shqiptarët

Advertisment

Nuk ndjehem mirë, mirëpo duhet të përballohet. Kjo situatë është e rëndë për shqiptarët në përgjithësi.

Ka qenë një proces i pashmangshëm, ka gati 4 vite që diskutohet në qarqe diplomatike, drejtpërdrejt jam përpjekur që të jap shpjegime për të gjithë ata diplomatë e politikanë se po bëhet një padrejtësi mirëpo si duket kjo ka qenë një rrugë, që nuk kemi mundur të shmangim dhe bashkëluftëtarët dhe shokët e mi ashtu siç treguan edhe më herët virtytet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të tregojnë mbi të vërtetën dhe çiltërisnë e luftës sonë të drejtë.

Reklame

Kështu deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Vizion Plus në Tiranë.