Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bulgari.

“Sot me nderime të larta shtetërore përcollëm për në banesën e fundit bashkëqytetarët tanë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Reklame

Ndajmë dhimbjen e madhe me gjithë familjarët. Shpirti i tyre u prehtë në paqe, u shpreh Ahmeti. (INA)