Ahmeti – Cakaj: Takim i përzemërt dhe vëllazëror, Bashkë jemi në rrugë të mbarë

Advertisment

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Gent Cakaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

z.Ahmeti gjatë këtij takimi vëllazëror me z.Cakaj ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe që të tilla do të mbeten përherë.

Reklame

Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Cakaj i ka thënë se beson që gjatë periudhës që vjen partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies rajonale për të përmbushur synimin tonë të përbashkët strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ahmeti dhe Cakaj diskutuan edhe për marrëveshjen e Uashingtonit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ata vlerësuan se ky vendim është një hap para drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për tema të tjera politike në vend dhe rajon.