Ahmeti dëshmoi në Prokurori dy orë më herët, gazetarët e morën vesh pasi ishte larguar

Advertisment

Lideri i BDl-së, i dyshuar në hetimin për regjistrimin e dështuar të popullsisë në vitin 2011, me kërkesë të tij, sot më herët është paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Kr imit të Organizuar dhe Korr upsionit. Ai në Prokurori ka ardhur rreth orës 8, ka dhënë dëshmi dhe është larguar, edhe pse paraprakisht u lajmërua se do të vijë në ora 10.
Gazetarët nuk arritën që ta pyesin Ahmetin se për çfarë ka dëshmuar, pasi që kur ata kanë arritur para Prokurorisë lideri i BDl-së ishte larguar, njofton Portalb.mk.

Ahmeti, sipas bisedave të përgjuara, dyshohet se së bashku me Nikolla Gruevski, kanë kurdisur pezullimin e regjistrimit, duke rënë dakord midis 10 dhe 11 tetorit 2011 për të ndaluar regjistrimin me arsyetimet se dështimi i regjistrimit është e një natyre teknike dhe për shkak të paaftësisë së Komisionit Shtetëror të Regjistrimit dhe Zyrës Shtetërore të Statistikave.

Reklame

Prokurorja Fatime Fetai kur filloi hetimi, pati deklaruar se “ka dyshim se si pjesë e koalicionit qeveritar, të dy kryetarët e partive janë marrë vesh se nuk kanë kapacitet politik që ta bëjnë regjistrimin dhe se është e patjetërsueshme trajnim i plotësuar dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare.

Më pas Qeveria ka propozuar që të ndalohet që të vlejë ligji për regjistrim, ndërkaq më pas deputetët e shumicës koalicionuese më 15 tetor të vitit 2011 në Kuvend sollën vendim që të anulohet regjistrimi”.

 

Kreu i BDl-së ndërkohë ishte shprehur se Prokuroria Speciale Publike aktakuzën për regjistrimin e parealizuar në vitin 2011 e ka dërguar në adresë të gabuar. “Unë nuk jam fajtor, ishte vendim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në atë kohë, u përgjigj Ahmeti në pyetjen e gazetarëve pas takimit që kishte realizuar atëherë me ministrin grek”, Nikos Koxias.

Për dështimin e regjistrimit, PSP-së vlerësoi se buxheti u dëmtua nga mbi 175 milion denarë.

Ndërkohë çështja e regjistrimit të popullsisë është rikthyer sërish. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëroi se në vitin e ardhshëm, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, do të realizohet regjistrimi i popullsisë. Për realizimin e këtij procesi, planifikohet sigurimi i 5,650 pajisjeve të reja.

“Regjistrimi do të kryhet në vitin 2021. Pikë. Ne e anuluam në vitin 2020 për vitin 2021, pas kërkesës së opozitës, para se të shfaqej Kovid-19. Regjistrimin mund ta kryejmë në Prill. Ajo punohet sipas standardeve dhe menaxhimit të Eurostatit. Atë e realizojnë institucionet, në vendin tonë është Zyra shtetërore e statistikave”, deklaroi Zaev.

Raportohet se ky procesi do të realizohet përmes formës elektronike, duke shfrytëzuar mjete në vlerë prej 3.3 milionë euro.