Ahmeti i ikë përplasjes me BDI e Gostivarit, propozon Talat Xhaferin në njësinë 5

Advertisment

Me të afruar zgjedhjet e 12 prillit kanë filluar edhe kalkulimet për listat e deputetëve.

Sipas Tv 21, listës zgjedhore të BDIsë në njësinë zgjedhore 5 pritet t’i prijë Talat Xhaferi.

Reklame

Arsyeja e kandidimit të Talat Xhaferit në njësinë 5 është se me këtë kreu i integristëve Ahmeti me këtë propozim do të përpiqen të taktizojë që t’i ikë ndonjë përplasjeje të mundshme në degën e BDIsë në Gostivar.

Nëse kjo është e vërtet, atëher çështja që duhet diskutuar është se pse Ahmeti nuk mban llogari edhe për BDInë e Tetovës, kur dihet që në zgjedhjet lokale BDI fitoi në Tetovë kurse humbi në Gostivar.

Njësia zgjedhore 5 përfshinë votuesit e qytetit të Strugës, Ohrit një pjesë të Kërçovës etj.