Ahmeti: Kemi fituar që nga 2002 do të fitojmë edhe më 12 prill

Advertisment

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Struga i ka falënderuar të gjithë vajzat dhe djemt të cilët janë rreshtuar pas vizionit dhe politikave të suksesshme të BDIsë.

Ahmeti tha se politikat e suksesshme partisë së tij, kanë qenë të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, dhe kjo është arsyeja që sipas tij, kanë sjellë fitoren e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e radhës më 12 prill, përcjell TV21.

Reklame

“Vajzat dhe djemtë që janë rreshtuar pas vizionit tonë dhe kanë ndërtuar politikat tona të suksesshme dhe të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, sollën fitoret e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e radhës më 12 prill.

Ky është shtabi zgjedhor i degës tonë në Çair, më i fortë, i konsoliduar, inovativ, i përgatitur, me prurje të reja dhe fitimtar. Kështu i kemi edhe shtabet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Saraj, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Likovë, Kumanovë dhe në të gjitha 36 degët tona.

Po ndërtojmë gjeneratat e ardhshme të një BDI moderne, inovative, inkluzive, kompatibile dhe të përputhshme me të sotmen dhe të nesërmen, një BDI ashtu si e do ti, konsistente, realizuese, këmbëngulëse, fitimtare dhe vendimtare”, tha Ahmeti.

Këtë fjalim Ahmeti e mbajti në ngjarjen e organizuar nga Instituti amerikan NDI dhe IRI e cila njëherësh ka të bëjë me trajnimin e 170 anëtarëve të strukturave të degës së BDI Çair e cila u mbajt në Strugë./TV21/