Ahmeti mblodhi kryetarët e degëve në Reçicë: Ndezim motorët për lokalet (VIDEO)

Kryetari i BDL-së, Ali Ahmeti sot në Tetovë ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të kësaj partie ku në fokus janë përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe tema të tjera të aktualitetit.

“Tani ju e dini që në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale kështu që nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve, për përgatitjen e zgjedhjeve lokale për zhvillimet e brendshme në BDI sa i takon këtyre zgjedhjeve. Do të thotë se sot është fillimi i përgatitjes për 3 tetorin e këtij viti për zgjedhjet lokale”, tha Ahmeti.

Reklame

Temë tjetër sipas tij është regjistrimi i popullsisë sepse ju e shihni se është politizuar dhe ekzagjeruar.

Ahmeti tha se jemi këtu për të marrë informacionet e duhura për të shpjeguar në terren ecurinë e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët që është një detyrim dhe obligim edhe nga Eurostat por edhe nga BE.

“Nuk është ndërmarrje që të ndajë njerëzit në shumicë apo pakicë, t’i ndajë në maqedonas, shqiptarë apo tjerë” deklaroi lideri i partisë më të madhe shqiptare Ahmeti. Kreu i BDI ka folur edhe për ndryshimet në kodin zgjedhor, duke theksuar se për këtë duhet koncensus gjithëpartiak.(INA)