Ahmèti nuk frigohet nga koronavirusi qindra njerëz në hapjen e shtabit në Kërçovë (foto-video)

Edhe pse gjatë ditës së djeshme Qeveria doli me disa vendime dhe sugjerime për rrezikun nga përhapja e koronavirusit, kjo nuk e ka penguar Bashkimin Demokratik për Integrim që të në Kërçovë me një pjesëmarje masovike të qytetarëve të shënojë hapjen e shtabit për zgjedhjet parlamentare, informon portali tetova1.

Rikujtojmë që vendimi i Qeverisë sa i përket tubimeve ishte:
Të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet në ambient të hapur dhe të mbyllur, si dhe të gjitha ngjarjet dhe manifestimet kulturore në territorin e RMVsë me mbi 1000 pjesëmarrës, në 14 ditët e ardhshme. Qeveria rekomandon mos mbajtjen e ngjarjeve publike ku pritet pjesëmarrje deri më 1000 persona.

Reklame

Në qytetin e Kërçovës përpara një turme të madhe të simpatinzantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim u bë hapja e shtabit për zonën 5. Me një fjalin rasti të pranishmëve u drejtua dhe Lideri I kësaj partie Ali Ahmèti, i cili u prit me shumë ovacione nga të pranishmit.

“Jam krenar që Talat Xhaferi do të përfaqësojë dinjitetshëm Kërcoven dhe rrethinen, sepse e ka dëshmuar trimerinë dhe guximin e tij në shumë raste kur ka qenë në pyetje siguria e shqiptarëve në vend. Ne dëshmuam, që Shqiptarët janë pjesa kryesore e këtij shteti, duke arritur përfaqësim të dinjitetshëm dhe duke qëndruar të palëkundshëm në qëndrimet tona. BDi mbeti e popullit, ishte dhe mbetet e njerëzve vendimtarë, sepse ne nuk jemi parti që mbiu si këpurdha pas shiut.

Ne përjetuam stuhi të fuqishme, kaluam stuhi lu fte e plu mbash, por nuk u dorëzuam, jo më kot jemi bartës të proceseve më të rëndësishme të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ne nuk lu ftojmë me ftyerje e ofendime, as me të shara e as me të bërtitura, BDI ecën përpara vetëm me punë, drejt fitoreve të reja”, u shpreh Ahmèti.