Ahmeti: Për BDl në është i pranueshëm ligji për të cilin jemi dakorduar

Advertisment

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklarur se për Bashkimin Demokratik për Integrim është i pranueshëm ligji që është dakorduar mbrëmë e jo atë që ka pësuar ndryshime.

Ahmeti tha se nga ana e deputetëve është njoftuar se ligji i PP që është dakorduar mbrëmë nuk është prezantuar para deputetëve sot. Ai pohoi se e din se çfarë përmban ligji për të cilin janë dakorduar e jo se çka ka në ligjin që ka pësuar ndryshime.

Reklame

“Edi ligjin e dakorduar e jo ligjin që ka pësuar ndryshime. Para takimit jam njoftuar se ligji i dakorduar nuk është prezantuar në parlament. Për BDI-në, është i pranishëm ligji dakorduar i mbrëmshëm dhe asnjë variant tjetër nuk është i pranueshëm”, tha Ahmeti./TV21