Ahmeti për Euronews: Uashingtoni dhe Brukseli asnjëherë nuk më kanë zhgënjyer (Video)

Advertisment

Për 20 vite kam komunikuar, kam punuar me autoritetet më të larta të Uashingtonit dhe të Brukselit, asnjëherë nuk jam zhgënjyer nga Uashingtoni sepse gjithmonë më ka dalë mirë.

Kështu e ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro.

Reklame

“Kam marrë këshilla, kam marrë një mbështetje të pararezervë dhe unë mendojë që kjo marrëveshje është parafinale, para vendosjes së statusit përfundimtar të Kosovës.

Kështu është historia e shteteve, janë bërë me aleanca, janë bërë me miq, ne lirinë e paguam shtrenjtë, me gjak e kemi fituar, por çlirimin e Kosovës e bëmë me aleatët bashkë, e bëmë me NATO-në, me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Nuk duhet të kemi as hezitim e as rezerva se Uashingtoni apo Brukseli punojnë dëm të çështjes shqiptare”