Ahmeti përfundon dëshminë në Speciale, nuk jep detaje

Advertisment

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas intervistimit dy ditorë në cilësi të dëshmitarit nga dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, tha se nuk mund të jap detaje për atë që është pyetur për dy ditë radhazi.

Ahmeti tha se këto detaje mund t’i jap pasi të përfundoi i gjithë procesi gjyqësor.
“Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion sepse kështu e specifikon ligji. Në përfundim të këtij procesi të këtij epilogu atëherë ne lejohemi të flasim.

Reklame

Po sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Ky është një proces dhe shpresoj që unë dhe jo vetëm unë por të gjithë të mos vazhdojnë të merren në intervistomë. Unë kam qenë në cilësinë e dëshmitarit”, tha Ahmeti.