Ahmeti: R egjistrimi i diasporës është duke u zhvilluar mirë (VIDEO)

Sa i takon regjistrimit të diasporës së Maqedonisë së Veriut, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se ai është duke u zhvilluar mirë.

Sipas informacioneve që i ka marrë deri para 48 orësh, deri tani janë regjistruar 30 mijë qytetarë.

Reklame

“Sipas informacioneve të mija, regjistrimi është duke u zhvilluar mirë. Nga informacionet që i kam nga koordinatori, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deri para 48 orësh janë regjistruar diku 30 mijë. Jepen informacione të përditshme për diasporën për dokumentacionet që ata duhet t’i plotësojnë. Mendoj se të tëra ekipet janë në krye të detyrës së vet”, tha Ahmeti, transmeton TV21.