Ahmeti: Sela vet dha besë para 4 viteve për Kërçovë, kush fiton, ai kandidon

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është sonte mysafir në “click plus”.

Kur u pyet nga moderatori nëse ai planifikon të japë dorëheqjen nga pozita e liderit të BDI-së, duke pasur parasysh që pas njoftimit për promovimin e diçkaje të re në publik, kishte spekulime se dorëheqja e tij është e mundur, Ahmeti tha se do të qëndrojë deri në Kongresin tjeter.

“Prandaj, unë nuk kam në plan të dal në pension tani për tani. Kam edhe 3 vjet mandat, deri në kongresin tjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë deri atëherë”, tha Ahmeti./tv21