Ahmeti sot do të merret në pyetje në Prokurori

Advertisment

Kryetari i BDl-së, sot duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për Kr im të Organizuar dhe Korrupsion.

Ahmeti duhet të bëjë deklaratë në lidhje me rastin “Regjistrimi”, që ka të bëj me regjistrimin e dështuar të popullsisë në vitin 2011, konfirmojnë për MIA-n nga kjo prokurori.

Reklame

Hetimi për çështjen “Regjistrimi” u hap nga ish Prokuroria Speciale, dhe më pas u mor nga PPTH për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Rasti ka të bëjë me një regjistrimin e dështuar të popullsisë në vitin 2011, të organizuar nga qeveritë e VMRO-DPMNE-së dhe BDl-së.
Sipas lëndës së proceduar më parë nga Prokuroria Speciale, me ndalimin e regjistrimit të popullsisë, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE, i cili tani është në arrati, Nikolla Gruevski dhe partneri i tij i koalicionit në qeveri Ali Ahmeti, i shkaktuan dëm Buxhetit në vlerë prej 2.8 milionë euro.