Ahmeti: Të gjitha ëndrrat më janë realizuar

Advertisment

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në Dibër se deri më tani të gjitha ëndrrat i janë realizuar. Ai shtoi se pas mbylljes s kapitullit për anëtarësim në NATO, Po hapin kapitullin e ri për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili nuk është i lehtë. Ahmeti tha se vetingu për funksionarët e vendit është i domosdoshëm.

Vendosja e standardeve evropiane, standarde që ne na përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit, siç janë sundimi i ligjit, vetingu në të gjitha fushat, që nga politikë bërësit dhe politik zbatuesit, ligjvënësit dhe ligjzbatuesit, funksionar dhe kryetar komunash- tha Ali Ahmeti, BDI.