Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në RMV, ne marrim hisen tonë

Advertisment

Në promovimin e kandidatit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mbanë numrin 9 dhe që është propozuar nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte edhe kryetari i partisë, z. Ahmeti i cili që në fillim të fjalimit të tij tha se kjo prani kaq e madhe duke u bërë bashkë Likova dhe Kumanova pasi në rrethana të jashtëzakonshme këto dyja kanë qenë bashkë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë vendosur në lëvizje jo vetëm vendi por edhe rajoni si dhe ato qendra ndërkombëtare pasi e drejta është në anën tonë për këtë edhe gjithë kjo dyndje bëhet se çka është duke ndodhur dhe pse ne dalim me kërkesën sa të drejt dhe legjitime për kryeministrin shqiptarë.

Reklame

“Në vend që të gëzohen të tjerët janë hidhëruar dhe zëmëruar. Në vend që ta përshëndesin të tjerë e përqeshin. Ne e dimë se kur shqetësohen të tjerët kanë një hall të madh por ama të mos shqetësohen aq shumë pasi me kryeministër shqiptarë rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit, me kryeministër shqiptarë forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit, ne nuk marrim hisen e tjetër kujt pasi të huajin kur nuk e kemi dashur por për hisen tonë gjak kemi derdhur,” u shprehë Ahmeti.

Ahmeti në vazhdim të fjalimit të tij para banorëve të Kumanovës tha se brengoset edhe nga politikanët e komunitetit maqedonas por edhe nga udhëheqësit e partive politike shqiptarë të cilët kanë reaguar për idenë e kryeministrit shqiptarë të RMV-së.

“Nga bashkëqytetarët tanë maqedonas më dëshpërojnë pasi menjëherë u trembën shumë nga ideja e kryeministrit shqiptarë duke thënë se nuk mund të jetë shqiptarë kryeministër i RMV-së. Gjysh, stërgjysh e katragjysh me tapi na kanë lënë këtë vend dhe bashkë me Diellin këtu jemi dhe askush nuk mund të na mohoj një të drejt legjitime që vetë Zoti na e njeh. Si mund të zgjidhej kryetari i parlamentit shqiptarë dhe pikërisht ata thoshin se nuk mund të bëhet, ministri i Mbrojtjes shqiptarë, i punëve të Brendshme shqiptarë, Kryetari i gjykatës supreme u bë shqiptarë dhe asgjë nuk i ndodhi këtij vendi përkundrazi proceset ecin para, Evropa është Evropë e diversiteteve. Në këtë mandat që vjen shohë shumë premtime por këtë mandat duhet një gjë duhet të garantojnë pala maqedonase se ky vend do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe për ta anëtarësuar këtë vend në familjen e madhe evropiane duhet të bëhen reforma të thella në drejtësi të vendoset vetting të mirëfilltë, të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe këtë punë mund ti bëjë një kryeministër shqiptarë,” nënvizoi Ahmeti.

Në fund të fjalimit të tij Ali Ahmeti tha se te BDI-ja sheh vlera që janë ndërtuar, vlera që dinë të menaxhojnë dhe drejtojnë prandaj kërkohet mbështetja e shqiptarëve në tërësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe të komuniteteve tjera edhe pse nuk është thënë më herët duke mos e mohuar se në krahë të luftës çlirimtare që e bëmë fituan të drejtat e tyre edhe ata.