Ahmeti thirrje Lëvizjes BESA dhe Alternativa: Kthehuni te nëna e madhe ose bashkohuni

Advertisment

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë në intervistën e dhënë për televizionin Klan të Maqedonisë është pyetur edhe për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e veriut.

“Vërtet më vie turp. Ku do që shkoj, aq shumë parti shqiptare, një nahi një parti. Mirë do të ishte te bashkohen.

Reklame

Nëse nuk bashkohen do të jetë lajm i keq për mu.” tha Ahmeti.
“Votuesi mund t’i bëjë tërbijë. Për 18 vite nuk jam në procese të pandershme, mua më kanë votuar shqiptarët. Ndëgjova zënka se janë zënë se kush është më BDI, Alternativa apo Besa.

Shumica kanë qenë në BDI. Kryetari i Besës ka qenë funksionar i BDI, edhe nga Alternativa njejtë. Kjo më prek pse zihen se kush ka qenë BDI. Të dy palët keni qenë.

Prandaj hajdeni të nëna se nëna edhe kur gabon fëmija të fal. Ose bëhuni bashkë.” tha Ahmeti.