Ahmeti thotë se BDl është fituese me 12 deputetë

Advertisment

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se partia që drejton ai ka fituar në këto zgjedhje, duke siguruar mbi 100 mijë vota apo 12 mandate.

“Jemi fitues absolut në kampin shqiptar në të gjitha zonat. Në këto zfgjedhje BDI ka fituar dhe siguruar mbi 100 mijë vota.
12 mandate deputetësh dhe përpjekjet bohen për mandatin e 13.”, theksoi Ahmeti.

Reklame

Ai tha se qytetarët në rrethanat e rënduara, dolën për të shprehur vullnetin e tyre. Sipas tij, ky hap duhej bërë sepse shteti pa institucione nuk mund të ekzistojë.

SIpas tij, me këtë fitore të BDI kanë fituar shqiptarët, dhe nuk ka humbur askush. “Ne jemi dalë zotës të vërtetë, ashtu sic kemi qenë 18 vite më parë.”, theksoi Ahmeti. (INA)