Ahmeti thotë se ka kontaktuar me Ziadin Selën për çështjen e kryeministrit shqiptar (VIDEO)

Advertisment

I ftuar në emisionin Pressing, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se pas zgjedhejve të 15 korrikut do të takoj krerët e partive politike shqiptare për tu koordinuar në lidhje me kërkesat e shqiptarëve.

Ai tha se ka kontaktuar edhe me kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili ka kërkuar që të fillimisht të qertifikohen rezultatet e më pas të bëjnë takimin.

Reklame

Ahmeti tha se kontaktuar edhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçin dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Sipas Ahmetit, këto takime do të bëhen për të jetësuar ëndrrën e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni të Veriut. BDI-ja doli partia fituese në bllokin politik shqiptar, me 15 deputet, e ndjekur nga koalicioni ASH-AAA me 12 deputet. Ndërsa në bllokun maqedonas fituese doli partia e Zoran Zaevit me 46 deputet e ndjekur nga VMRO-DPMNE-ja me 44 deputet

 

PRESSING

PRESSING

Gepostet von T7 am Montag, 20. Juli 2020