Aida Doçi zbulon për herë të parë kur është lidhur me bashkëshortin Naser Gashin

Çifti i sapokurorëzuar Aida Doçi dhe Naser Gashi ishin të ftuar në spektaklin e argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Në sfidën “Ndaje ose pije” Doçi nuk mund të mos na tregonte momentin e parë kur i shprehën ndjenjat e tyre njëri-tjetrit dhe kur e kanë dhënë puthjen e parë.

Reklame

“Aida, tashmë ti dhe menaxheri yt Naser jeni martuar, por asnjëherë saktësisht nuk keni thënë se kur jeni lidhur së bashku. Ndaj sot në “Shiko Kush LUAN” duam të na thuash datën ,vitin dhe mundësisht dhe orën e saktë kur keni dhënë puthjen e parë dhe i keni premtuar dashurinë njëri-tjetrit. Ndaje ose pije…”, ishte kjo pyetja që Gent Fatali i drejtoi Aidës dhe përgjigjia e saj ishte kështu:

“Në vitin 2015 jemi njohur, që bashkëpunojmë dhe jemi lidhur në 2017, që u dashuruam”, u shpreh Doçi, teksa tregoi se për puthjen tha se mban mend vetëm muajin, në atë tetor të 2017.

Top Channel