Ajvari dhe turshitë, çmimet e njëjta por blerës më pak (Video)

Advertisment

Ka filluar sezoni ku qytetarët fillojnë përgatitjet e tyre për stinën e dimrit, e në veçanti përgatitjet ushqimore siç janë ato më tradicionalet – ajvari dhe turshitë.

E gjatë kësaj sezone tregjet e gjelbërtaa në qytetet e Maqedonisë së Veriut janë përplot me speca të kuq,domate, patëllxhan dhe perime të tjera, e njëjtë është situata edhe në tregun e gjelbërt të Tetovës, ngjashëm sikurse dhe vitet e tjera çmimet nuk është se kanë ndryshuar për shumë kultura bujqësore të nëvojshme për përgatitjen e ajvarit dhe turshive, por megjithatë edhe përkundër çmimeve të arsyeshme sipas shitësve numri i blerësve sipas tregtarëve çdo vit po ulet dhe kjo ndodh për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të qytetarëve të shkaktuar edhe nga Pandemia Covid-19.

Reklame

Përndryshe qytetarët të cilët vizitojnë tregun për të blerë perimet e nevojshme për përgatitjen e ushqimeve tradicionale nënvizojnë se më mirë është që vetë të përgatisin ajvarin, turshitë dhe gjërat e tjera se sa ti marrin të gatshme nga shitorja sepse ajvari dhe turshitë e bëra vetë janë më të mira shprehen qytetarët.