Një veturë BMW me targa të Kumanovës ka përplasur për vd ekje një kalimtar afër urës “Goce Delçev” në Shkup, respektivisht në bulevardin “Goce Dellçev”.
Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në ora 11.25 është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Kumanovës ka goditur një këmbësor.
Këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.