Ak sidenti i mbrëmshëm në Tetovë, ja detajet nga MPB

Advertisment

Mbrëmë rreth orës 19 në Tetovë janë ak sidentuar tre vetura, edhe atë “Opel Korsa” drejtuar nga personi B.S(21) nga Novo Sello, “Folsvagen Golf” drejtuar nga N.N(59) nga Pallatica dhe “BMW” drejtuar nga personi M.D(38) nga Tetova, të gjithë me tabela të Tetovës.

Gjithsej gjashtë persona janë lënduar, nga të cilët një vajzë ndodhet në gjëndje më të rëndë pas ak sidentit me tre vetura I cili ndodhi në bulebvardin Ilinden.

Reklame

“Në ak sident lëndime të rënda trupore ka marrë një 16 vjeçare, bashkëudhatare në veturën Opel korsa. Ajo është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma e parë, ndërkaq nga lëndimet më serioze menjëherë është transferuarnë spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

Lëndime trupore kanë edhe shoferi i “Opel korsa” dhe “BMW” si dhe edhe gjithsej 3 bashkëudhëtar të këtyre veturave” informojn nga Sektori për punë të Brendshme, Tetovë.

Ky rast po hetohet nga Prokurori publik për të parë arsyet për të cilat ka ardhur deri te ak sidenti.