Akademia e Renovës nis stërvitjet në fushën e re në Xhepçisht (FOTO)

Të rinjtë e Renovës nga sot kanë nisur zyrtarisht stërvitjen në fushën e re me bar artificial në kompleksin sportiv të fshatit Xhepçisht. Disa nga fotot e publikuara, shihet fusha e ndërtuar me fonde nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila ka kushtuar 200 mijë euro.

Pranë fushës shihet se ka përfunduar ndërtimi i tribunave, e në afërsi është edhe fusha e re me bar natyral, e cila është vënë në përdorim disa muaj më parë.

Por, këto mbeten të shfrytëzohen vetëm nga akademia e skuadrës së Renovës, pasi ekipi i parë është tërhequr nga garat e Ligës së Parë, me pretendime që të rikthehen sërish pas disa viteve.