Akoma nuk ka datë konkrete për hapjen e kafeneve

Advertisment

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ende nuk ka vendosur për datën në të cilën do të hapen kafenetë dhe restorantet. Edhe pse pronarët e kafeneve dhe restoranteve nuk kanë marrë një protokoll zyrtar pune, ata tashmë po i rregullojnë objektet. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se ekziston një protokoll fillestar i punës, por kur do të hapen objektet, ky është vendim i Komisionit. Për shkak të shpërthimit të virusit në vend, kafenetë dhe restorantet ishin të parat që u mbyllën si masë parandaluese kundër përhapjes së infeksionit.

Alsat