Aksiden.t i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sot në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të mbikalimit për në Trebosh që ndodhi rreth orës 17:00.

Në aksident kanë marrë pjesë tre automjete dhe një kamion, ndërsa sipas informacioneve të para të SPB Tetovë ka pasur edhe automjet të katërt për të cilin thuhet se ikur nga vendngjarja.

“Po vijon këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në Tetovë. Në vendngjarja ndodhen policët si dhe punonjës të Njësisë territoriale kundër zjarrit të cilët po ndërhynë tek automjetet dhe Ndihma e Shpejtë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifosi.

Ai shtoi se tani pritet të përfshihet edhe përfaqësues të Prokurorisë.

Sipas informacioneve të para, automjetet janë të llojit “Peugeut”, “Opel” dhe “Golf” dhe kamioni “Mercedes”./Telegrafi