Aksident i rëndë mes dy trenave në Kroaci, të paktën gjashtë të vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në mbrëmje në Kroaci. Dy trena janë përplasur mes vete, duke shkaktuar të paktën vdekjen e gjashtë personave e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas “Jutarnji”, një tren pasagjerësh që udhëtonte në linjën Okuçan – Novska është përplasur me një tren mallrash i cili ishte ndalur për shkak të një avarie në binarin e hapur në qytetin Rajiçi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe kryeministri Andrej Plenkoviq.

Treni i pasagjerëve dyshohet se ishte në shpejtësi 120 km/h.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.