Aksident i rëndë në Çellopek të Tetovës, humb jetën 56-vjeçari nga ky fshat

169
#

Dje, më 11 korrik 2019, rreth orës 10 e 30 minuta, në fshatin Çellopek të Tetovës, në afërsi të shkollës, vetura e tipit “Golf”, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 56-vjeçari S.I, nga Çellopeku, ka humbur kontrollin dhe ësht aksidentuar me një veturë të parkuar.

Shoferi S.I. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është konstatuar vd*ekja.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pa*jetë i të ndjerit S.I, me urdhër të pro*kurorit publik, i është dorëyuar familjes.

Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes.