#

Para pak çastesh raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Shkupit, rrespektivisht në lagjen Autokomandë. Një veturë e tipit Yugo ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lëndinën afër autostradës, në vendngjarje duket edhe një shtyllë elektrike e rrëzuar përtoke.

Deri në këto çaste nuk dihet a ka të lënduar, por sipas videove të publikuara nga TV21, duket se vetura është dëmtuar rëndë.

#