Aksident i rëndë në Kumanovë, një person humb jetën

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur sot në mëngjes në Kumanovë, kumtuan nga Ndihma emergjente Kumanovë.

Nga ndihma emergjente shtojnë se personi i lënduar është transferuar për mjekim në klinikat e Shkupit.

Reklame

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në afërsi të tregut rajonal.

Nga SPB Kumanovë konfirmuan se ka ndodhur një aksident dhe paralajmëruan informacione plotësuese gjatë ditës