Aksident i rëndë në Maqedoni, dy të vdekur gjatë përplasjes së dy motoçikletave

Advertisment

Në një përplasje direkte të dy motoçikletave në autostradën Veles-Gjevgjeli kanë vdekur dy persona.

Me 24.04.2020 në autostradën Veles – Gjevgjeli në rrugën në drejtim nga Smokvica për në Gjevgjeli ka ndodhur një aksident trafiku midis motocikletës “suzuki 600” pa targa e drejtuar nga A.Gj.(35) nga fshati Robovo-Strumicë dhe motocikletës “suzuki 600 GN-R” me targa nga Strumica e drejtuar nga J.J.(22) nga fshati Dobrejci-Strumicë.

Reklame

Pastaj është konstatuar se A.GJ. me motocikletën e tij ka dal nga rruga e djathtë, ndërsa motoçikleta tjetër e drejtuar nga J.J. ka dal nga fundi i rrugës së majtë.

Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është dal në vendngjarje ku është konstatuar vdekja e dy shoferëve. Kontroll në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i PTHP në Gjevgjeli.

Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupat e dy shoferëve janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion.