Aksident i rëndë trafiku në Tetovë (Foto)

205
#

Para pak çastesh ne Tetovë, përpara tregut te gjelbër të qytetit, është aksidentuar një makine tip “Peugeot” me targa të Tetovës.

Si shkak i aksidentit një person ka përfunduar me lëndime te renda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik te Tetovës. Makina dyshohet te jetë rrokullisur për shkak të shpejtësisë së lartë që udhëtonte mjeti. Për momentin në vendngjarje ka mbërritur policia, zjarrfikësit dhe grupi hetimor ku po kryejnë edhe ekspertizën e nevojshme për të zbardhur më hollësisht ngjarjen.